Me hyrjen në fuqi të kushtetutës së re, parlamentit i duhet të mblidhet për të votuar ligjin për vettingun, i pari ligj që vë në lëvizje skemën e re të sistemit të drejtësisë. Por ndërsa ekspertët e reformës në drejtësi dhe ata të Euralius e OPDAT kanë në dorë opinionin e PD për këtë ligj, ende nuk ka një përgjigje kur ligji do të diskutohet në komision apo të mblidhet seanca.
Ndërkaq para mediave kreu i PR doli për të denoncuar situatën e krijuar në bregun e jugut, ku sipas Mediut pronarët atje po përballen me dhunën qeveritare.
Me hyrjen në fuqi të kushtetutës së re, nga kjo e enjte, presidentit të Republikës i duhet të vendosë nëse do të celë ose jo shortin për ngritjen e këshillit të emërimeve në Drejtësi. Për këtë arsye partitë politike kanë ofruar mbështetjen e tyre për çdo vendim që do të marrë. Kjo konfirmohet nga kreu i PR Fatmir Mediu , i cili tha gjithashtu se për ligjin e Vettingut pritet të jepet mendimi i ndërkombëtarëve.