Mediu: Cfare permban plani 11 pikesh i Presidentit

RTV KLAN 2020-05-26

Views 0

Propozimi që Presidenti Meta ia ka bërë të ditur Kryeministrit, ambasadorëve të BE-së dhe opozitës, përfshin çështje nga Reforma Zgjedhore, deri tek ngritja e një Këshilli Politik për Çështjet e Drejtësisë. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i pranishëm në këtë takim, zbardh detaje të platformës me 11 pika.

Ndryshe nga Lulzim Basha, që tha se nuk ishte njohur me propozimin amerikan për sistemin danez, kryerepublikani thotë se kjo çështje ka qenë pjesë e takimit që kryedemokrati ka zhvilluar me përfaqësues të opozitës.

Por si e sheh Fatmir Mediu këtë propozim, që siç thotë ai, tashmë ndodhet në tryezën e grupit negociator? Reforma, sipas Mediut, duhet të prodhojë një sistem që votat mos deformohen.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form