Report TV - Shkodër, vrau elektricistin Gjykata lë në burg autorin, Martin Zefi

Report TV 2016-09-25

Views 2

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg autorin e vrasjes së elektricistit dy ditë më parë.

Arrest me burg ishte vendimi i gjykatës në ngarkim të Martin Zefit, i akuzuar për vrasjen e punonjësit të OSHEE, Zamir Velaj.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Shkodër, ndërsa motivet e saj ishin prerja e dritave nga viktimave, pasi autori ishte debitor ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Mbrëmjen e së enjtes punonjësi i OSHEE-së ka qenë në zonën e Oblikës për efekt pune.

Zamir Velaj është ndeshur me Martin Zefin me të cilin kanë nisur të debatojnë më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e Zefit.

Punonjësi i OSHEE-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra e për pasojë ka ndërruar jetë.

Share This Video


Download

  
Report form