Vrau ish-kryeplakun e fshatit, gjykata le ne burg autorin 58-vjeçar

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Fatmir Cenaj, i cili tre ditë më parë vrau ish-kryeplakun e fshatit Rehovë në Berat, ka dalë para gjykatës. 58-vjeçari është shfaqur i penduar para togave të zeza për krimin, duke sqaruar se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Pavarësisht pendesës, gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për të, deri në përfundim të hetimeve.

Cenaj, pas një konflikti për pronën qëlloi me kallashnikov Jonuz Banajn. 60-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Po ai nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Nga hetimet e kryera mësohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur vazhdimisht konflikte për një pronë. Ditën e ngjarjes, fillimisht kanë pasur një përplasje verbale. Më pas, Fatmir Cenaj ka marrë një automatik duke qëlluar drejt objektivit të tij dhe e plagosi në qafë fillimisht. Por plumbi rezultoi fatal, pasi mjekët patën vështirësi për t'i ndaluar gjakderdhjen.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form