Report TV - Durrës, i sëmuri mendor merr peng një 11-vjeçare, lirohet nga Policia

Report TV 2016-09-25

Views 3

Një person me probleme mendore në fshatin Rrashbull të Durrësit kishte rrëmbyer një vajzë 11-vjeçe dhe e mbante në banesën e tij.

Policia ka ndërhyrë dhe ka mundur që ta shpëtojë vajzën.

Sipas drejtuesve të policisë fatmirësisht ai nuk e ka prekur të miturën.

Policia i bëri thirrje autorit i identifikuar si Arben Kabashi, 46 vjeç, që të dorëzohej por ai nuk iu bind urdhërit të Policisë.

Pas këtij momenti, në drejtim të Durrësit u nisën nga Tirana forcat RENEA, ndërkohë që personi me çrregullime mendore u mbajt për disa orë i rrethuar në banesë.

Ai u vetëdorëzua në momentin kur policia hodhi gaz vetëizolues në banesën ku qëndronte 46-vjeçari. Ai u arrestua më pas nga forcat e policisë.

Share This Video


Download

  
Report form