Report TV - Durrës, i sëmuri mendor merr peng një 11-vjeçare, lirohet nga Policia

Report TV 2016-09-25

Views 3

Një person me probleme mendore në fshatin Rrashbull të Durrësit kishte rrëmbyer një vajzë 11-vjeçe dhe e mbante në banesën e tij. Pengmarrësi i identifikuar si Arben Kabashi, 46 vjeç, ishte kushëri me vajzën e mitur, ose më saktë djali i xhaxhait të babait të saj.

Policia ndërhyri menjëherë pas njoftimet dhe bëri të mundur lirimin e vajzës, ndërsa i bëri thirrje autorit që të dorëzohej, por ai nuk iu bind urdhërit të uniformave blu.

Pas këtij momenti, në drejtim të Durrësit u nisën nga Tirana forcat RENEA, ndërkohë që personi me çrregullime mendore u mbajt për disa orë i rrethuar në banesë.

Ai u vetëdorëzua në momentin kur policia hodhi gaz vetëizolues në banesën ku qëndronte 46-vjeçari, duke u arrestuar menjëherë.

Alarmi për pengmarrje erdhi nga familjarët e vajzës, pasi kushëriri Arben Kabashi, 46 vjeç ka qenë 3 herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Elbasanit dhe shfaqte vazhdimisht kriza psiqike. Banorët e zonës denoncojnë se ai ka shfaqur shenja dhune në disa raste.

Share This Video


Download

  
Report form