Report TV - Dezinsektimi, Beqaj: Reduktojmë prezencën e mushkonjave në bregdet

Report TV 2016-09-26

Views 0

Plot 50 hektarë sipërfaqe është dezinsektuar në zonën e Shkodrës dhe atë të Velipojës gjatë këtij viti. Nuk ka qenë vetëm sipërfaqja e zonave bregdetare, por edhe kanalet, pusetat dhe bodrumet pranë këtyre zonave, ato që janë përfshirë gjithashtu në këtë proces të kontrollit të përhapjes së mushkonjave apo insekteve të tjera të dëmshme.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një inspektimi të punës në terren të një prej ekipeve që po zbaton programin e dezinsek të Ministrisë së Shëndetësisë, ka pohuar se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës. ?Procesi i dezinsektimit po kthehet tashmë në një proces të konsoliduar që Ministria e Shëndetësisë bën përgjatë gjithë zonës ligatinore të Ultësirës Perëndimore, por edhe në disa qytete kryesore të vendit,? ? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form