Report TV - Beqaj në Shëngjin:Rritja e numrit të turistëve, më shumë masa në bregdet

Report TV 2017-02-21

Views 0

Rritja e numrit të pushuesve dhe për pasojë edhe e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore pranë qendrave shëndetësore në bregdet ka kërkuar marrjen e të gjitha masave nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë arsye Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka pasur një vizitë në Shëngjin.

Ai ka vizituar pikën e urgjencës mjekësore të përkohshme të Shëngjinit, e cila funksionon tashmë prej disa javësh për t?i ardhur në ndihmë mbarëvajtjes së sezonit turistik veror për të gjithë pushuesit e këtij bregdetit.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se me këtë shërbim urgjence 24-orë ju vihet në ndihmë edhe operatorëve turistik, pasi në këtë mënyrë paketat e tyre janë më të sigurta.

?Këtu, tashmë ka një eksperiencë nga viti i kaluar, është viti i dytë që ofrojmë këtë shërbim përgjatë periudhës së verës. Këtu, praktikisht punojmë prej 6 javësh, dhe na rezulton se në këtë kohë kemi pasur 974 vizita mjekësore, ndërsa rezulton se përgjatë javës së fundit ka pasur një fluks akoma më të rritur, sepse kështu vjen edhe kurba e rritjes së numrit të pushuesve, mysafirëve dhe vizitorëve. Besoj se edhe javën e ardhshme, e deri në mes të gushtit, do të kemi një numër më të madh. Javën e kaluar kemi patur mbi 240 raste,? theksoi ministri Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form