DESHMIA E SHOKUT
Njëri nga shokët e dy të rinjve tregon për shqiptarja.com se ata kishin kohë që ishin futur në ujë. I riu Nikolin Nasta shprehet se kishte parë rrobat e dy të rinjve dhe kishte menduar se ishin fshehur.
"Isha unë që pashë i pari rrobat e dy djemve. Kisha vënë grepat për peshkim dhe erdha ti shikoja, por pashë rrobat dhe mendova se ishin trembur dhe ishin fshehur. Por në atë moment po shikoja të atin që po vinte me nxitim. I kërkuam në fshat, por nuk i gjetëm. Pastaj denoncuam në polici. Kishin kohë që ishim futur në ujë", deklaroi ai.
Policia dhe banorë të zonës kanë kërkuar gjatë gjithë pasdites për gjetjen e dy të rinjve, por pa rezultat. Ndërhyrja e polumbarëve gjatë natës është e pamundur dhe kërkimet në rezervuar për dy të rinjtë pritet që të nisin nesër.