Report Tv-'Pse më sheh o...'/ Zbardhet dëshmia e Ajaks Boshnjakut

Report TV 2018-11-27

Views 41

TIRANE - Report Tv siguron dëshminë e Ajaks Boshnjakut, mik me Ervin Matën, i vetëdorëzuar në polici dy ditë më parë për vrasjen në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit, në ambientet e lokal "Monopol". Përpara prokurorëve, Boshnjaku ka rrëfyer si nisi sherri mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës në lokalin e Redi Popescut. Boshnjaku është mes personave që hyn në lokal dhe largohet me shpejtësi pas të shtënave.

Sipas tij, gjithçka ka nisur nga një "pse më sheh" e personit që mbeti viktimë, Fabjan Gaxha nga grupi i Ervis Martinajt, drejtuar Merviol Bilos të grupit të Ervin Matës. Ajaks Boshnjaku thotë se sherri ka nisur në një kohë kur Ervis Martinaj dhe Ervin Mata, pasi ishin takuar në lokal për shkak se kishin njohje të mëparshmë dhe ishin ulur pranë banakut e po konsumonin nga një gotë verë.

Dëshmia e Ajaks Boshnjakut në Prokurori
Në datë 4 rreth orës 8 të mbrëmjs me ftoi Redi Popescu për një gotë verë në ambientin e lokalit të këtij të fundit. Në këtë moment kam qenë në një lloto pas Presidencës. Shkova për të takuar Popescun, Ervin Matën, Merviol Bilon, Tan Allushin, Geldo Hotin dhe një person tjetër, i cili quhet Ardi Baku i cili sapo po dilte. Pasi kam hyre jemi përshëndetur dhe filluam të pimë nga një gotë verë, përballe meje ishte Merviol Bilo.

Ndërkohë që ishim ulur po bisedonim normalisht, në këtë moment kanë ardhur në derë 3-4 persona të cilët i shoqëronte Redi Popescu dhe ndërkohë u ngrit Ervin Mata i cili i takoi normalisht dhe u ulën në ambientet e banakut, pasi janë ulur aty njëri prej personave që më rezulton ai që u vra, i është drejtuar Merviol Bilos: O p*** motre pse më shikon? Bilo nuk foli fare, ndërkohë ky person me pistoletë në dorë është drejtuar direkt tek Bilo duke i vënë pistoletën në kokë dhe me dorën tjetër e godiste me grushte në kokë dhe fytyrë. Ne të gjithë që ishim prezent nuk arritëm të lëviznim pasi ishte me armë në dorë dhe thërriste që të mos lëvizmin. Në këtë kohë Ervin Mata thirri, mos çfarë po bën. Në këtë personat filluan të godisnin me grushte dhe Shkelma Ervin Matën, në goditje e sipër kam parë të rrëzohej Mervil Bilo. Në këtë moment kam dëgjuar një të shtënë, të cilën nuk kam arritur ta shoh apo ta kuptoj nga erdhi, në këtë kohë jam larguar me vrap drejt derës për t'u larguar. Më pas nuk e di se si vazhdoi konflikti brenda ambientit...Kam marrë motorrin dhe jam larguar për në banesë.

Share This Video


Download

  
Report form