Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se po diskutohet projekt-ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Gjatë mbledhjes, misioni i Bashkimit Evropian, Euralius, po prezanton projektligjin e rishikuar pas opinionit prej 55 faqesh të Partisë Demokratike.
Gazetari i Ora News nga selia e Kuvendit, Everest Dedaj bën me dije se Partia Demokratike është njohur vetëm mbrëmjen e shkuar për draftin ligjor dhe nga një vështrim i shkurtër, janë përgatitur opinionet për 25 nenet e para të pr/ligjit, për të cilat PD i ka dyfishuar në 47 nene.
Nenet në fjalë kanë të bëjnë me procedurat për emërimin e gjyqtarëve si dhe për nenet e përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve që do të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve. Partia Demokratike në një far mënyre rrëzon komplet draftin e pr/ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve, duke propozuar thuajse një draft komplet të ri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-mblidhet-komisioni-per-reformen-ne-drejtesi/