TIRANE-Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme me votat e shumicës, 10 pro dhe 3 kundër ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për rishqyrtim të ligjit të Noterisë. Përfaqësuesi ligjor i Presidentit është shprehur se ligji ka të meta që duhet të rishikohen, por misioni Euralius, shumica dhe vetë Dhoma e Noterisë kanë rrëzuar pretendimet, ndërsa opozita e ka cilësuar si klientelist.
Debati në Komisionin e Ligjeve
Bledar Dervishi, këshilltar ligjor i Presidentit: Disa dispozita paraqesin probleme. Tre nene paraqesin të meta që duhet të rivlerësohen nga Kuvendi. Ka mos koherencë brenda ligjit. Nuk garantohet një kosto e barabartë mes noterëve gjatë veprimtarisë së tyre. Nuk garantohen shtresat e pamundura për të marrë shërbimet e nevojshme.
Dhoma e Noterisë: Nuk jemi dakord me propozimet e Presidentit
EURALIUS: Ligji bën balancë dhe e vlerësojmë se arrin balancën e duhur. Janë zgjidhje të ngjashme edhe me vendet e tjera. Dispozita të tilla gjenden dhe në vende të tjera të BE. Është në përputhje me standardet e BE.
Vasilika Hysi: Argumentet e Presidentit nuk qëndrojnë
Deputetja e LSI-së, Silva Caka: Ligj është klientelist, sigurimin përvecse të detyrueshëm e ktheni në tender. Kthehet në ligj partiak me gjithë spiunet tuaj dhe ligj klientelist, do e përcaktoni ju kush e merr tenderin.
Enkelejd Alibeaj: Po luhet teatër hipokrit. Keni detyruar presidentin që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese t?i tërheqë veshin parlamentit edhe në cështje të teknikes legjislative.