Ministri i Transporteve Edmond Haxhinaso inspektoi këtë të shtunë punimet e bypass-it të Fierit, ku po vijojnë punimet. Sipas Haxhinastos punimet të kishin përfunduar në prill të këtij viti, por ato janë penguar nga disa faktorë që shpesh herë kanë çuar në bllokimin dhe pezullimin e tyre.
Ministri i Transporteve u ndal tek konçensioni i Rrugës së Kombit, duke theksuar se askush nuk i do këto të fundit, por jemi të detyruar për shkak se kjo rrugë duhet mirëmbajtur, por se ndërkohë ka edhe vepra të tjera që duhen ndërtuar.
Ministri Haxhinasto theksoi se tashmë qeveria shqiptare po punon për studimin e fizibilitetit të zonës, ku parashikohet të ndërtohet aeroporti i Jugut të vendit.
Sa i përket Rrugës së Arbrit ministri tha se po merret në shqyrtim oferta e një kompanie kineze. Në garë janë edhe kompani të tjera europiane, por nuk nuk mungojnë edhe ato shqiptare.
Punime në bypassin e Fierit duhet të kishin përfunduar në prill të këtij viti. Ky bypass është nyja më e rëndësishme lidhëse nga autostrada Lushnje- Fier për të vijuar me akset Levan ? Tepelenë dhe Levan- Vlorë. Ndërkaq Ministri Haxhinasto është ndaluar edhe në Durrës, ku ka inspektuar punimet e për ujësjellësin e Durrësit.
Sipas Haxhinastos, ky ujësjellës do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm për banorët e Durrësit.