Shtyhet procesi i rivlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Burime nga Hipoteka i thanë Report TV se rivlerësimi do të nisë në javën e dytë të shtatorit. Shkak për shtyrjen është mos përcaktimi i të gjitha procedurave që do të kryejë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Pavarësisht se vendimi i qeverisë për rivlerësimin e pasurisë ka hyrë në fuqi në datën 30 gusht, ky proces do të nisë pas datës 10 shtator. Report TV kontaktoi edhe me drejtues të hipotekës, të cilët thanë se vendimi i qeverisë përcakton procedurat e rivlerësimit, ndërsa këtij institucioni i duhen edhe disa ditë të tjera për filluar procedurat. Kanë qenë të shumtë qytetarët që shkuan sot te Hipoteka në Tiranë, por përgjigja që morën ishin: Ejani në javën e dytë të shtatorit.