Zona e qendrës së kryeqytetit, ku gjenden edhe disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend kanë mbetur për disa orë pa energji paraditen e sotme.
Disa prej Ministrive, si ajo e Ekonomisë, apo e Financave, kanë thënë se furnizimi është ndërprerë për disa orë dhe i është kthyer normalitetit vetëm gjatë orëve të drekës. Zona të tjera janë përballur me ndërprerje të vazhdueshme të furnizimit me energji.
Burime zyrtare pranë OSHEE-së thanë se shkak i ndërprerjeve kanë qenë dy defekte të ndodhura paralelisht. I pari erdhi si pasojë e djegies së transformatorit pranë Ministrisë së financave që furnizon qendrën, ndërsa i dyti për shkak të djegies së një fideri pranë xhamisë së Tiranës.
Sipas OSHEE, veçanërisht fideri optik kërkonte një ndërhyrje mjaft komplekse, ndërkohë që furnizimi me energji i Qendrës u normalizua rreth orës 11.