Rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t?i mbijetojnë reformës në drejtësi nuk do të jenë aq të larta sa ishte planifikuar në fillim.
Pas shqetësimit të adresuar me shkrim nga Ministria e Financave për Komisionin e posaçëm të reformës, ky i fundit ka nisur negociatat me institucionin e drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe ekspertët ndërkombëtarë, mbështetësit kryesorë me rritjen me mbi 150% të rrogave të ?drejtësisë?. Ky fakt pohohet për Report Tv nga burime pranë ministrisë.
Ekspertët vendas të komisionit, ata të Opdat e Euralius , disa prej deputetëve dhe financiarët e ministrisë po negociojnë për gjetjen e një formule të re për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve.