Ora News – Marrëveshja para 30 shtatorit, shitet Bankers Petrolium

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shitja tek kinezët e Bankers Petroleum, kompanisë që ka me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës po shkon drejt fundit.
Përmes një njoftimi për median, Kompania me veprimtari në Shqipëri njoftoi se administrata Shtetërore Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE? ka miratuar planin e shitjes tek degët e Geo -Jade Petroleum Corporation.
Me këtë vendim të autoriteteve kinezë, Bankers thotë se janë plotësuar të gjitha aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes së shitjes.
Bankers parashikon që procesi të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme, para datës 30 shtator 2016, por data do të saktësohet në ditët në vijim
Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion, me një vlerë prej 407 milionë dollarë amerikanë. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos atë të Londrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shitet-bankers-petrolium/

Share This Video


Download

  
Report form