Finalizohet marrëveshja - Shitet Bankers, kinezët e marrin për 407 mln USD

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania Bankers Petrolium shitet tek grupi kinez Geo-Jade Petroleum Corporation.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bankers bën të ditur se është marrë miratimi i aksionerëve për marrëveshjen me kompaninë kineze me një cmim prej 2.20 dollarë kanadez për aksion.
Në total, kinezët e Geo-Jade Petroleum kanë paguar për bankers rreth 575 Milionë dollarë kanadezë, shumë që është ekuivalente me 407 milionë dollarë. Sipas njoftimit të Bankers, marrëveshja u miratua nga 97% e votave të aksionerëve në takimin e zhvillua një ditë më parë. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes, aksionet Bankers do të çregjistrohen nga bursa e Torontos dhe nga Bursa e Londrës.
Pronari i ri i bankers, Geo-Jade Petroleum Corporation është një nga kompanitë më të mëdha të pavarura të prodhimit dhe eksplorimit, e listuar në Bursën e Shangait, me një vlerë kapitalizimi të tregut më të madhe se 3.6 miliardë dollarë kanadez. Geo-Jade ka bërë investime të suksesshme nafte dhe gazi në mbarë botën dhe asetet e saj kryesore janë të vendosura në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe Kinë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/shitet-bankers-kinezet-e-marrin-per-407-mln-usd/

Share This Video


Download

  
Report form