Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë raportoi në një dalje për mediat, probleme në disa Qendra Votimi në Dibër.
Sipas KVV, ndërrimi i 20 komisionerëve në mëngjes, shkaktoi vonesa në nisjen e procesit të votimit.
Po sipas KVV, edhe ndërrimi i një ambienti votimi, nga ambient publik në ambient privat, përbën gjithashtu një shqetësim për integritetin e procesit zgjedhor.