Deputeti i Partisë Socialiste, Rakip Suli e cilëson surprizë fitoren me rezultat të thellë të Muharem Ramës përballë kandidatit të PD, ndërsa sipas tij dibranët i kanë dhënë një mësim Partisë Demokratike, pasi e la në harresë duke e kthyer në të pabanuar si Kandahari.
Duke i paraprirë akuzave të mundshme të PD për rezultatin, Suli thotë se nuk bëhet dot dielli pis me baltë nga dora e njeriut, pasi mesazhi ishte i qartë me një diferencë që nuk ka ndodhur prej 25 vitesh.
Meritë për suksesin në Dibër, sipas deputetit të PS ka vendosmëria e dibranëve, vetë kandidati Rama për atë që ka dhënë për komunitetin dhe koordinatori Gjiknuri.
?Muharem Rama është 3100 vota para kandidatit Shehu. Rama ka dalë fitues në të gjitha qendrat e votimit.
Rezultati ka qenë i papritur si për PS ashtu edhe për PD. Vlerësim për kandidatin Rama, i cili gjatë fushatës ka qenë kandidat bio, i mirëpritur.