Report TV - Ministri Tahiri dhe koleget ne shkollen e djalit te efektivit te vrare Ardian Kodra

Report TV 2016-09-27

Views 6

Shkodër- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka zhvilluar sot një vizitë surprizë në shkollën ku studion djali i efektivit të vrarë të FNSH, Ardian Kodra.

Suart Kodra, djali i policit të rënë në krye të detyrës gjatë një aksioni në Lezhë për kapjen e një të armatosuri, nisi sot klasën e 10-të në shkollën "Oso Kuka", në Shkodër.

Krahas Ministrit të Brendshëm, në shkollën e Suartit kanë mbërritur edhe ish-kolegë të babait të tij, një ekip i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), repart në të cilin polici i ndjerë kishte vite që shërbente.

Ardian Kodra u qëllua për vdekje gjatë një operacioni mesditën e 2 shtatorit në Torovicë të Lezhës, teksa një ekip i FNSH-së, kishte shkuar për të neutralizuar David Qosen, i cili prej disa orësh terrorizonte me armë banorët e fshatit.

Share This Video


Download

  
Report form