Ora News - Vrasësi i efektivit të FNSH-së Kodra është i aftë ligjërisht

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertët e caktuar nga gjykata kanë dale ne konkluzionin se 31 vjeçari, David Qosja, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra është i aftë ligjërisht, pavarësisht se ka probleme me personalitetin. Pas këtij konkluzioni, Qosja rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Autori i vrasjes së efektivit të FNSh-së, Ardian Kodra, ka qenë i përgjegjshëmnë momentin që ka kryer krimin.
Kjo ka qenë përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore të bërë nga ekspertët për 31 vjeçarin, David Qosja.
Ngjarja ndodhi një vit më parë ne Torovicë të Lezhës. Grupi i ekspertëve të caktuar nga gjykata kanë hedhur poshtë ne këtë mënyrë pretendimet e të pandehurit dhe avokatit të tij se ngjarja kishte ndodhur për shkak të problemeve mendore.
Pas këtij konkluzioni, i pandehuri rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Ngjarja ndodhi me 2 shtator të vitit të kaluar dhe 30 vjeçari David Qosja akuzohet si autor i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Shkodër, Ardian Kodra, dhe plagosjes së dy kolegëve të tij.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vrasesi-i-efektivit-te-fnsh-se-kodra-eshte-i-afte-ligjerisht/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS