Hetimet për avionin në Ishëm, kush e “guidon” Guido-n? Paqartësi mbi dëshminë

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Piloti 69-vjeçar, Guido Guidi, do të hetohet në gjendje të lirë për dy akuza, shkelje të rregullave të fluturimit dhe kalim i paligjshëm i kufirit. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka ngritur ende nje akuzë për trafik ndërkombëtar droge, ndonëse është pjesë hetimit. Por paralelisht me të, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për nxjerrje te sekretit hetimor, ku përveç gazetarit Artan Hoxha ka kqyrur edhe telefonat celularë të pjestarëve të tjerë të grupit hetimor në shenjë mosbesimi të plotë mes policisë dhe prokurorisë.
Piloti italian, Guido Guidi, do të hetohet momentalisht në gjendje të lirë për dy akuza kalim të paligjshëm të kufirit dhe shkelje të rregullave të fluturimit.
Pasi ka qëndruar për disa orë i shoqëruar, 69 -vjeçari është lënë i lirë mbrëmjen e djeshme më urdhër të prokurorit, por gjithsesi në mbikqyrje të policisë dhe pa patur mundësi të largohet, duke iu sekuestruar edhe pasaporta.
Ai pritet të merret sërish në pyetje në lidhje me hetimin e nisur për trafik ndërkombëtar të lëndeve narkotike dhe deklarimet e thëna në prokurori që sipas hetuesve, kanë qenë kontradiktore nga ato që kishte deklaruar më parë.
Ndryshe nga një ditë me parë, këtë herë piloti italian do të këtë të pranishëm edhe një përkthyes të liçensuar, e nevojshme që dëshmia të ketë vlerën e provës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kush-e-guidon-guido-n-paqartesi-mbi-deshmine/

Share This Video


Download

  
Report form