PD kërkoi futjen e kërkesës në rend dite dhe miratimin e saj, pasi duhet të vendosë populli për një cështje kaq delikate.
Debati ka qenë i fortë mes Ramës dhe ish-kryeministrit.
Berisha pranoi gabimin me ligjin e mbetjeve që miratoi në 2011 kur ishte në pushtet duke u shprehur se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe se ka reflektuar, pasi plehrat janë helm.
"Analizuar në retrospektivë unë besoj se nuk duhet ta kisha bërë atë veprim. Pse e bëra veprimin? E bëra duke qenë i bindur se do të kontrollim gjërat rast pas rasti me vendim qeverie.
Duke konstatuar këtë që ka ndodhur në 2014 që doganat shqiptare kanë futur në kundërshtim flagrant me ligjin 335 mijë ton, unë nuk besoj se kjo do të ndodhte, por unë dal me një rishqyrtim të qëndrimit tim"tha ai.
Më ironik ka qenë kryeministri Rama në përgjigjet ndaj PD-së. Sipas Ramës, kërkesa e PD për referendum nuk qëndron, pasi ligji i sotëm tha ai, është i integruar tërësisht sipas standardeve të BE.
Rama etiketoi opozitën si ?të pariciklueshme? ndërsa u sugjeroi të mos angazhojnë njerëz të shkruajnë në kazanët e plehrave.
Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se për kërkesën për referendum duhet të vendosë konferenca e kryetarëve.