Report TV - Basha: Rama tradhtoi shqiptarët iu mori votat e s'mbajti premtimet

Report TV 2016-10-02

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës. Duke u ndalur në situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, Basha tha se Edi Rama është shkaktari i kësaj situate për shkak të keqqeverjes, mosmbajtjes së asnjë premtimi, krimit dhe korrupsionit.

Sipas tij, Rama është tradhtari më i madh i shqiptarëve, të cilëve iu mori votën duke premtuar punësim, shëndetësi falas, ulje taksash dhe bëri të kundërtën duke detyruar mijëra shqiptarë të emigrojnë dhe duke i skallëvuar qindra të tjerë në parcelat e hashashit.

Share This Video


Download

  
Report form