Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë nga ku ka deklaruar se Partia Demokratike dhe Shqipëria mbështesin Kosovën dhe janë larg komplekseve paternaliste ndaj Prishtinës.
Në këtë takim presidenti Thaçi i shprehu mirënjohjen Bashës për kontributet e padiskutueshme në mbështetje të Kosovës në të gjitha momentet e rëndësishme dhe jetike të saj.
Thaçi në mënyrë të veçantë shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për Bashën për kontributin e tij në realizimin e projektit madhor "Rrugës së Kombit" e cila ka bashkuar shqiptarët, e ka bërë Kosovën partnerin kryesorë për eksporte, si dhe u ka dhënë mundësi mbi 1 milionë shqiptarëve të Kosovës të pushojnë çdo verë në Shqipëri duke sjellë të ardhura në turizëm.