Report TV - Veliaj:Mbajtëm premtimin për 23 kopshte të reja, cilësi në shërbim

Report TV 2016-10-05

Views 0

Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimin duke rikonstruktuar të 23 kopshtet që u përfshinë në projektin ?Adopto një kopsht?.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi ambientet e reja të kopshtit nr. 19 në kryeqytet, në të cilin janë kryer ndërhyrje duke filluar nga dyshemeja, kuzhina, tualetet, punime elektrike dhe hidraulike, si dhe në ambientet e jashtme duke u pajisur me dy kënde të vogla lojërash për fëmijë.

Pasi inspektoi punën e kryer, kryebashkiaku Veliaj falenderoi donatorët dhe prindërit, që sipas mundësive të tyre kontribuuan në rikonstruksionin e godinës.

?Ishte një projekt fantastik! Në fillim të gjithë ishin skeptikë, duke thënë se kjo s?mund të ndodhë, në Shqipëri nuk jep askush, as prindërit, as biznesi, as komuniteti. Kemi provuar që e kishin gabim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS