Një sasi lënde narkotike prej rreth 80 kg kanabis si dhe një sasi armatimi, u bllokua këtë mëngjes nga policia e Tiranës, në fshatin Kllojkë.
Lajmi u bë i ditur për ?Report Tv?, nga burime të policisë së Tiranës që thanë se zyra e Antidrogës, pas një hetimi disa javor, zbuloi një vend grumbullimi të lëndës narkotike në fshatin Kllojkë.
Ndërkaq hetuesit e antidrogës thanë se kanë arrestuar edhe 3 persona të dyshuar emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Të arrestuarit janë një çift të moshuarish dhe nusja e djalit. Sakaq djali i çifti është shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 80 kg e cila ishte e tharë e cila ishte e gatshme për t?u amballazhuar dhe për t?u tranportuar për t?u shitur.
Fare pranë vendit ku ishte e lënda narkotike, policia gjeti edhe një armatimi, si dy pushkë, 4 kallashnikovë dhe një sasi municonesh.