Janë vetëm 300 metër rrugë e pashtruar, por që janë kthyer në një makth për banorët e lagjes ?1 maji? në Fier.
Rruga është e pashtruar dhe tërë gropa, të cilat mbushen me ujë sa herë që ka reshje shiu. Banorët thonë se nuk është investuar asnjë herë, ndërsa balta është kthyer në një problem të përditshëm.