Pronarët kundër “Venecias” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-pronarët të cilët janë palë me Presidentin dhe Partinë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit të ri për trajtimin e pronës, shprehen të zhgënjyer nga opinioni i Komisionit të Venecias. Myrshit Vorpsi, Kryetar i Shoqatës për Pronësi dhe Drejtësi, thotë se Venecia, nuk do të jepte të njëjtin opinion për vende të tjera evropiane si Gjermania apo Austria. ?Janë 26 mijë dosje që kanë një vendim dhe 11 mijë të tjera të pashqyrtuara të cilat janë në dorën e trashëgimtarëve. Unë po them në emër të tyre se jemi të zhgënjyer nga Venecia. Ky opinion është në kundërshtim me dy të tilla që ka dhënë më parë dhe nuk besoj se do të jepte të njëjtin mendim për vende si Gjermani apo Austria?.Vorpsi thotë se Gjykata Kushtetuese është nën presion politik për të hedhur poshtë kërkesën e tyre. Presioni, sqaroj ai, po bëhet përmes reformës në drejtësi dhe po nis që nga kontrolli i pasurive të gjyqtarëve.?Presioni politik është bërë nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani fillimisht dhe pastaj nga gjithë qeveria. Nuk është e pazakontë që në kohë që duhet të merren vendime të rëndësishme nis kontrolli i pasurisë së tyre?.Por ai thotë se beteja sapo ka nisur.?Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe nëse është negativ për ne, do të drejtohemi në Strasburg?.Disa muaj më parë Gjykata e Strasburgut i dha të drejtën çështjes Çoku etj. Duke i njohur të drejtën e kompensimit sipas vlerës së truallit sot, dhe jo sipas statusit kur prona është marrë forcërisht. Janë dhe 400 dosje që presin një përgjigje në këtë Gjyaktë, ndërkohë që prej miratimit të ligjit të ri vetëm 34 ish-pronarë kanë mbyllur dosjet në agjencinë e trajtimit të pronave.

Share This Video


Download

  
Report form