Rama për “Al Xhazirën”: Jo Shqipëri e madhe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria e madhe nuk ka qenë asnjëherë një opsion i Tiranës zyrtare, pasi kjo bie ndesh me interesin tonë strategjik që është integrimi në Bashkimin Europian. Kështu është shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për ?Al Xhazirën?.?E kam thënë dhe e përsëris se ne jemi të gjithë të kërcënuar nga historia jonë, në kuptimin që na dalin përpara syve fantazma të së shkuarës. Dhe nëse një gjë e tillë ndodh atëherë e shkuara mund të pengojë të ardhmen tonë. Jo nuk ka qenë kurrë një opsion i yni. Ne gjithnjë kemi besuar se Shqipëria e madhe, Serbia e madhe apo çdo gjë tjetër e madhe është ajo që e shkuara na ka lënë si trashëgimi.?Kreu i qeverise shqiptare përsëriti se qëllimi i Shqipërisë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë krah përkrah për të qenë pjesë e BE-së.?Unë po them se ne dëshirojmë të jetojmë të gjithë së bashku nën çatinë e Bashkimit Europian. Pra, në çatinë e familjes së madhe europiane. Unioni duhet ta kuptojë këtë. Mendoj se interesi ynë strategjik është të punojmë të gjitha vendet e rajonit krah përkrah, shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, serbët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët për të arritur qëllimin final për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.?Në këtë intervistë Rama ka kujtuar edhe një herë progresin e bere ne marrëdhëniet shqiptaro serbe, ndërsa i është referuar dhe incidenteve gjatë takimit Serbi- Shqipëri ne Beograd.

Share This Video


Download

  
Report form