Përplasja e dy makinave në rrugën nacionale Korçë - Bilisht ka shkaktuar dy viktima dhe 3 të plagosur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Plasë.
Një furgon mallrash u përplas me autoveturën ku po udhëtonin 4 policë të burgut të Drenovës. Ata nuk ndodheshin në shërbim, por po ktheheshin nga ceremonia e varrimit të një kolegu të tyre.