Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
osfunksionimi i impiantit të përpunimit të ujrave të zeza në Burgun e Drenovës ka shkaktuar ndotjen e aksit rrugor Korçë-Dardhë. Prej vitesh institucionet nuk kanë marrë asnjë masë, ndërsa kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, thonë se bashkia ka gati projektin që i jep zgjidhje problemit por mungojnë financimet.
Nëse do të përshkrosh rrugën Korçë-Dardhë do të përballesh me këtë situatë.
Përgjatë gjithë këtij aksi rrugor derdhen ujrat e zeza të burgut të Drenovës në të cilin nuk funksionon impianti i përpunimit të tyre.
Problemi e ka zanafillën vite më parë por edhe pse kjo situatë dëmton imazhin e zonës, së cilës nuk i mungojnë turistët, institucionet përgjegjëse nuk kanë marr asnjë masë.
Në dijeni të situatës është edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i cili thotë se institucioni që drejton ka gati një projekt për zgjidhjen e problemit.
Sotiraq Filo: Ne kemi hartuar si Bashki një projekt me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve që do të bënte zgjidhjen e grumbullimit dhe përpunimit të këtyre ujërave jo vetëm për burgun e Drenovësn por edhe për fshatin e Drenovës dhe Moravës. Jemi në pritje të sigurimit të një financimi për zbatimin e këtij projekti.
Segmenti rrugor lidh zonat turistike të Dardhes, Vithkuqit dhe Kolonjës, zona këto mjaft të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj jo vetëm përgjatë sezonit të verës por edhe në stinën e dimrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-aksin-korce-dardhe-derdhen-ujrat-e-zeza-te-burgut-te-drenoves