http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Dibra, ka lëshuar akuza te forta ndaj kryeministrit Rama per mungesën e investimeve. Gjate nje takimi me banoret e fshatit Brezhdan, ndersa ka dëgjuar shqetësimet e tyre per sëmundjen qe ka prekur bagëtinë dhe mungesën e ndihmës nga shteti, Basha ka theksuar se problemet nuk vijne nga mungesa e parave, por ne keto vite qeveria krimit i ka dhënë drogën dhe qytetarëve iu ka lënë vetëm mundësinë e emigracionit.Lulzim Basha: Pra lekët janë. Por lekët, buxhetin, Skavicën, pasuritë e këtij vendi, Edi Rama i do për vete dhe klientët e vetë. Për shqiptarët ka emigracionin, për krimin ka drogën. Kështu i ka ndarë punët.Per te ilustruar argumentin e tij se fondet ekzistojnë, Basha ka dhene shembullin e deputetit socialist Sadri Abazi.Lulzim Basha: 12 milionë euro i ka marrë Sadri Abazi me një dorë. 4 herë më shumë se buxheti i bashkisë së Dibrës. Por me këto pare jo vetëm që mund tu vinte në ndihmë ju, mund të zëvendësoheshin lopët që janë prekur, mund të ndërtoheshin këto rrugë, mund të ndërtohej ujësjellësi, mund të merrnit subvencion për bujqësinë. Vetëm me diferencën e çmimit të asaj që ka marrë ai, dhe ofertës më të ulët, muaj për muaj mund të merrnin ndihmë ekonomike mbi 1 mijë familje. Mund të jepeshin pensione për mbi 1500 familje në fshat, për mbi 1 mijë familje në qytet.Sipas Bashes, qeveria nuk mendon per problemet e qytetareve, por vetëm si te pasurohet vete dhe klientët e saj.