“Eco Tirana vendoset në Don Bosko” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ore debate, akuza, kundërshti te forta dhe dy ndërprerje te mbledhjes se Këshillit Bashkiak ka shkaktuar çështja e vendosjes se kompanisë se pastrimit te mbeturinave ?Eco Tirana? ne zonën e Don Boskos. Demokratet kundërshtuan ashpër projektin e Bashkisë, ku 22 mije metra katror ne mes te objekteve te banimit, do t?i jepen ne përdorim per 25 vjet kompanisë ?Eco Tirana?. Sipas këshilltareve te djathte, vendi i gjetur nga Bashkia per te vendosur nje kompani pastrimi te plehrave është varianti me i gabuar. Demokratet kane ngritur dyshime se ne këtë zone ne mes te Tiranës do te kete edhe impiant plehrash. Nënkryetari Mazniku sqaroi se sipërfaqja ne pronësi te Bashkisë do te përdoret nga kompania vetëm per parkimin e mjeteve te pastrimit, servis dhe zyrat e administratës. Por demokratet kembengulen qe ky detaj te pasqyrohej ne vendim. Rezerva per zonën ku do te vendoset kompania e pastrimit ka shprehur edhe grupi i këshilltareve. Mes kundërshtive te forta te demokrateve dhe këmbënguljes se mazhorances per ta kaluar kete projekt, socialistet dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kane miratuar duke reflektuar edhe propozimet e opozitës, parkun e ri te Eco Tiranës, ne zonën e ?Don Boskos? qe do te jete vendparkimi i makinave te pastrimit, servis dhe zyra per administratën. Pas kësaj çështje, mbledhja e Këshillit ka vijuar pa praninë e opozitës dhe vendimet jane miratuar me shumicën e votave te mazhorances.

Share This Video


Download

  
Report form