Përurohet rruga “Don Bosko” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej vitesh rruga ?Don Bosko? në Tiranë ka patur probleme të shumta për shkak të mungesës së sinjalistikë dhe trotuareve për këmbësorët. Por sot gjithçka ka ndryshuar. Ajo afron vendqëndrime për transportin urban dhe makineritë e pastrimit, duke mos u bërë më pengesë më për qarkullimin e automjeteve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky aks është shembull per t?u ndjekur ne rrugët e tjera.?Rruga ?Don Bosko? është një ndër rrugët ikonë të kryeqytetit. Ka qenë kryesisht ikonë për çështje të banorëve, pra sasisë të banorëve që kanë banuar këtu, ndërkohë që sot besoj se është ikonë edhe për çështje të cilësisë. Më në fund, kemi një rrugë me trotuare të bollshme, është e para rrugë në Tiranë ku janë zhdukur totalisht telat e varur, pra kemi çliruar rrugën e parë. Mbi 230 shtylla janë eliminuar, janë vendosur nën tokë.Bashkia e Tiranës tha Veliaj, nuk do të lejojë më ndërhyrjet pa kriter në hapësirat publike.?Janë planifikuar disa prishje të ndërtimeve mbi kolektorë, situata të paktën në pjesën kryesore të rrugës ?Don Bosko? ka qenë më e mirë nga përmbytjet, falë pastrimeve; po shfrytëzojmë diellin, vazhdojmë me pastrimin, por na duhet bashkëpunim nga të gjithë. Ata që kanë ndërtuar mbi kolektorë do transferohen, do u ofrojmë një mundësi tjetër banimi, por nuk do lejohen më mbi kolektorë. Të tjerët, ju lutem jo qese në kanalizime! Siç e pamë kësaj here, brenda 30 minutave uji u shkarkua. Sigurisht, kur prurjet janë të mëdha, do presim të shkarkohet, por fakti që kjo ndodhi më shpejt, do të thotë që kur bashkëpunojmë të gjithë bashkë, edhe qyteti e përballon më mirë çdo krizë dhe situatë të vështirë?.Veliaj u kërkoi banorëve që te mbështesin Bashkinë në projektin e diferencimit të mbetjeve.

Share This Video


Download

  
Report form