Basha: Referendum për mbetjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Perfaqesuesit e Aleances Kundër Importit te Mbetjeve kane ngjitur shkallet e Partisë Demokratike, e cila prej kohesh është pozicionuar ne mbështetje te kauzës se shoqerise civile kundër importit te mbetjeve. Edhe ne këtë takim, kryetari i demokrateve Lulzim Basha, ka theksuar se opozita do te votoje pro dekretit te presidentit duke akuzuar kryeministrin Edi Rama per pafytyrësi ne raport me çështjen e mbetjeve.?Pafytyrësi e një njeriu që e konsideron Shqipërinë jo një vend me qytetarë të cilëve iu ka marrë votën dhe ka me detyrim t?ju shërbejë, por një burg të madh ku ai sillet si drejtori psikopat dhe i droguar i këtij burgu. Ndaj me shoqërinë civile na bashkon ky ligj për të cilin qëndrimi jonë është i qartë. Të miratohet dekreti i Presidentit, të miratohet një moratorium për importin e plehrave deri sa qytetarët të shprehen me referendum?.Pas opozitës, shoqëria civile ka takuar përfaqësuesit e grupit parlamentar te Partisë Socialiste; te cilët kane pranuar se jane te gatshëm te ndryshojnë ligjin e mbetjeve, por jo te ndalojnë importin. Por kjo lëvizje e mazhorances, duket se nuk mjafton per shoqërinë civile. Nje dite me pare, shoqëria civile takoi edhe kreun e grupit parlamentar te LSI, por duket se keto bisedime nuk kane sjelle nje rezultat te pranueshëm per aktivistet, te cilet do te protestojnë te dielën kundër importit te mbetjeve.

Share This Video


Download

  
Report form