Basha: Jo kredi për bujqësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per liderin e opozitës Lulzim Basha mbështetja reale per fermerët dhe bujqësinë vjen nga subvencionet e jo nga kredia siç propozon kryeministri Edi Rama. Gjate nje takimi me fermerë të Gruemirës në Malësi të Madhe, të cilët merren kryesisht me kultivimin e sherebelës, kryetari i PD premtoi nje strategji te re per bujqësinë, pa kredi, pa NIPT e pa burokraci.?A keni takat ju me marrë kredi? Me çfarë do ta lani ju interesin e kredisë, në kushtet kur bujqësia jo vetëm është në vend numëro por po bën hapa mbrapa?! Është zgjidhje kredia pasi e ke rrënuar tre vjet fshatin ? S?ke bërë asnjë investim, asnjë kilometër rrugë, asnjë metër rrugë nuk ke shtru. Zgjidhja për fshatin, zgjidhja për fermat, zgjidhja për fermerët është subvencioni. Nuk ka zgjidhje tjetër, se përndryshe nuk e bënte Europa. Subvencionet në vitin tonë të parë do të jetë 100 milionë euro dhe nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, do të shkojë drejtpërdrejtë tek fermeri, pa NIPT, pa burokraci.?Gjate takimit me strukturat e partisë ne Malësi te Madhe Basha, përcolli edhe njëherë mesazhin e bashkimit te demokrateve.?Në qoftë se dikush mungon dhe i thotë vetes demokrat, që është gati për të ndarë kontributin e tij apo të saj, është detyra jonë ta thërrasim e ti themi që të kemi pritur. E djeshmja është e djeshmja, ajo çfarë ka rëndësi është e sotmja dhe e nesërmja.?Sipas Bashes ne betejën per largimin e qeverise Rama nuk duhet te mungoje askush dhe asnjë demokrat nuk duhet te ndihet i mënjanuar apo i përjashtuar.

Share This Video


Download

  
Report form