http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i republikës Bujar Nishani e konsideron kanabisin si problemin me serioz për vendin. Ne këto kushte, kreu i shtetit ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit e Sigurisë Kombëtare me qellim bashkërendimin e veprimeve mes institucioneve te angazhuara ne luftën ndaj drogës. Me tej presidenti theksoi se kultivimi i kanabisit po jep ndikim edhe te bujqësia, pasi sipas tij po largohet interesi nga aktiviteti prodhues. Kreu i shtetit ishte ne qytetin e Shkodrës ne nje takim me studentet e universitetit Luigj Gurakuqi. Ai foli edhe per sfidën e integrimit te vendit ne familjen evropiane, duke i bere thirrje klasës politike te jete me e përgjegjshme. Presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria nuk e meriton te jete pas vendeve te rajonit sa i takon procesit te zgjerimit te Bashkimit Europian.