Report TV - Tiranë, sekuestrohet eksploziv arrestohen dy persona

Report TV 2016-11-04

Views 6

Policia e Tiranës ka sekuestruar mbrëmjen e sotme 11 kallëpe me lëndë eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë.

Blutë vunë gjithashtu në pranga dy persona për posedimin e kësaj sasie lënde eksplozive. Të arrestuarit janë Ndue Bushati 27 vjeç nga Mamurrasi dhe Maliq Lika 24 vjeç nga Laçi.

Arrestimi i tyre erdhi pasi në vendin e njohur si "Kthesa e Valiasit", pranë një karburanti, efektivët e policisë kanë konstatuar Ndue Bushatin, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete.

Lëvizjet e këtij personi kanë qënë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi të qeses, 11 kallëpe me lëndë eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë.

Share This Video


Download

  
Report form