Policia e Durrësit ka sekuestruar këtë pasdite 40 kallëpë eksplozivë C4 si dhe ka arrestuar 2 persona si trafikues të kësaj lënde plasëse.
Të arrestuarit janë, Alfred Gurra, 26 vjeç dhe Drini Lika, 35 vjeç, të dy banues në Krujë.
Arrestimi i tyre erdhi pas informacioneve të marra nga policia se këta persona kishin qëllim që t'i shisnin lëndët plasëse, një tjetër grupi kriminal.