Report TV - Eshtrat e dy martirëve që u lumnuan nga Papa do të prehen në Zadrimë

Report TV 2016-11-07

Views 2

Dom Ndoc Suma dhe Dom Luigj Penushi janë dy martiret e lumnuar nga Vatikani, të cilët do të prehen përjetësisht në tokën e Zadrimes në Lezhë, zonë të cilës ata i përkasin.

Eshtrat e dy të lumnuarve janë sjellë në ?Kishën e Martirëve? në Blinisht, ndërsa në nderim të tyre është zhvilluar dhe mesha e shenjtë, e cila u drejtua nga kardinal Ernest Troshani.

Edhe një tjetër i lumnuar nga Vatikani, At Daniel Dajani, është nga zona e Zadrimës, ndërsa lumnuari At Gjovani Fausti nga Italia, ushtroi sherbesën e tij në këtë zonë.

Familjarë të të lumnuarve si dhe qindra besimtarë ishin të pranishëm në ceremoni. Sendet personale që u përkisnin 3 prej 38 të lumnuarve të kishes katolike i janë dorëzuar kardinal Ernest Troshanit nga ata që i ruajten për vite të tëra.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS