Ngjarja që tronditi Vlorën të dielën,nuk ka asnjë autor të arrestuar por vetëm dyshime të bazuara në informacione operative se masakra lidhet me konfliktet e hapura mes dy bandave rivale në Vlorë. Objektivi i atentatit Armando Sulejmani që mbeti i plagosur me dy plumba është i vetmi i ndaluar nga policia e Vlorës për akuzën e ?Armëbajtjes pa lejë?, pasi në trup këtij personi ju gjet një pistoletë pa lejë.Kyështë atentati i dytë brenda dy viteve që Sulejmani i shpëton në Vlorë. Sulejmani ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën ?Çipuri?, ka marë vetëm dy plumba,një në dorë një në këmbë,për shkak se dy viktimat Arjan Hasani dhe kunati i Sulejmanit, Orest Rexho,kanë shërbyer si mburojë për të.Kjo pasi nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se Orest Rexho,ka marrë në trup 19 plumba, ndërsa 14 plumba automatiku ka marrë në trup viktima tjetër Arjan Hasani.
Për shkak të rripit të makinës, ky i fundit ka mbetur pa lëvizuar fare, ndërkohë Orest Rexho, ka mundur të dalë nga makina dhe të ndërrojë jetë vetëm disa metra më larg. ?Në total 33 plumba në trup kanë marrë vetëm dy viktimat, ndërsa personi që mbijetoi Sulejmani duke qëndruar mbrapa në makinë ka marrë 2 plumba.Sulmi ndaj të treve ka qenë shumë i shpejtë dhe personat që ndodheshin brenda në makinë s?kanë pasur asnjë mundësi për të reaguar, për shkak se e kanëgjetur veten befasisht përballëtre grykave zjarri automatike?-tha një burim për ?Shqiptarja.com?.Sipaskëtyreburimeve,Sulejmani prej kohësh qëndronte i fshehur dhe bënte një jetë mes Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Ai lëvizte gjithmonë i armatosur dhe shpesh herë përdorte kunatin e tij Orest Rexho, si taksist duke e transportuar nga njëra bazë në tjetrën.