Historia e ndalimit të shoferëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Dy shoferet e Ministrisë se Jashtme Shqiptare, Altin Tafa dhe Agim Asllani u ndaluan pasditen e se dielës se 13 nëntorit ne piken kufitare te Kakavijës. Gjate kontrollit te ushtruar nga policia greke ne automjetin e tyre u gjeten libra dhe abetare ne gjuhen shqipe, qe do te dërgoheshin në Ambasadën shqiptare në Athinë për fëmijët e emigrantëve. Ne vlerësimin e palës greke, ato ishin materiale propagandistike kundër Greqisë, pasi ne tekste kishte harta te Shqipërisë se Madhe. Ato nuk ishin te vulosura dhe pa dokument shoqërues, çka u konsiderua kundravajtje. Shoferet u dërguan ne policinë e Janines për t?u marre ne pyetje, ndërsa materialet u sekuestruan. Dy ore nga ndalimi, pas ndërhyrjes se Ministrisë sone te Jashtme dhe Ambasadës Shqiptare ne Athine, shoferet u lane te lire, por hetimet per ta vijuan dhe çështja shkoi ne Gjykate. Kete te premte Gjykata e Janinës vendosi t?i denoje me 30 muaj burg me kusht. Prokurori grek pohoi në seancë se librat e gjetur në pjesën e pasme të automjetit ishin objekt i një misioni jo diplomatik, pasi nuk ishin paketuar sipas procedurave diplomatike. Sipas Ambasadës Shqiptare ne Athine, ne fakt nuk behej fjale per materiale propagandistike, por per nje harte ku tregohen vendet me përqendrim te popullsisë shqiptare. Ne nje reagim te saj Ministria e Jashtme Greke, duke iu përgjigjur shqetësimit te partise Demokracia e Re, theksoi se çështjen e ndalimit te dy shofereve e denoncoi ne Bruksel shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias. Pasi ministri e ngriti çështjen menjëherë me homologun e tij ne 13 nentor ne Bruksel, pasi e denoncoi incidentin ne keshillin e çështjeve te jashtme te BE dhe pasi me përpjekjet e diplomacisë greke u zbuluan synimet shqiptare, Demokracisë se Re iu deshen 6 dite te plota te kuptonte qe ishin ndërmarre te gjitha masat e nevojshme diplomatike. Por nje tjetër çështje qe vazhdon te shkaktoje tension mes dy vendeve ishte edhe ajo e prishjes se disa shtëpive te minoritareve greke ne Bashkinë e Himarës, si pjese e planit rregullues te qytetit. Ne nje deklarate ne parlament numri dy i diplomacisë greke, Ioanis Amanatidis beri thirrje qe Tirana zyrtare te anuloje menjëherë planet për shembjen e ndërtesave dhe te konsultohet me banoret. Shqipëria theksoi ai, duhet te jape prova se zbaton ligjin dhe mbron te gjithë qytetaret pa dallime etnie.

Share This Video


Download

  
Report form