http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Transporteve do të rritë kontrollin për shërbimet e autobusëve në linjat interurbane, furgonave dhe taksive. Në një takim më strukturat e drejtorisë së transportit, ministri Edmond Haxhinasto tha se do të shtohet numri i ?policave gri? të cilët kontrollojnë biletat. Ai paralajmëroi penalitete për të gjitha ata që nuk zbatojnë rregullat. Masat për shoferet dhe kompanitë do te shkojnë deri në heqjen e licencës. Ministria do të shtrijë aksionin edhe në mjetet që bëjnë transportin e fëmijëve në shkolla si dhe per sigurinë e të miturve në makina.