Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për analistin dhe politologun, Afrim Krasniqi, qëndrimi i Gjermanisë në raport me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, ishte i pritshëm.
Sipas tij, Gjermania në vijim ka ushtruar një presion pozitiv ndaj klasës politike shqiptare për tu diktuar të fokusohen tek axhenda e integrimit dhe jo tek banalitetet e ditës.
Gjermania është pro Shqipërisë, thotë ai, por Shqipëria duhet të realizojë detyrimet e saj, kryesisht reformën në drejtësi dhe dekriminalzimin.
Intervista për Ora News
Krasniqi: Ka qenë e pritshme, nëse marrim deklarimet e shtetit gjerman gjatë muajve të fundit, ka qenë një presion pozitiv që Shqipëria të realizojë ato çfarë quheshin kërkesa kryesore që nuk kanë të bëjnë me Gjermaninë por standartet demokratike në Shqipëri.I njëjti delegacion ka qenë në korrik në Shqipëri, ka takuar të gjithë liderët politike dhe secili prej tyre ka pritur që pas reformës do të kishte hapa konkretë dhe rezultate konkrete.Sot jemi muaj me kohë nga pas dhe nuk kemi arritur të prekim me gjëra konkrete të gjitha ato reforma që ishin premtuar dhe Gjermania duke qenë donatori kryesor, aktualisht shteti më i investuar në Ballkan dhe shteti më pro shqiptar brenda BE ka dhe një përgjegjësi normale, një vendimarrje politike që e shpreh përmes këshillës miqësore. Nuk ishte një refuzim i Shqipërisë sesa ishte një detyrim, një axhendë për elitën politike në Shqipëri që të mos fokusohet në gjëra banale të ditës, por të merret me prioritetet për Shqipërinë dhe interesat e vendit tonë.
Pse tani, kur pritet dhe një vizitëë e Ramës në Gjermani?
Është protokollare, çdo vend duhet të shprehet pas raport-progresit. Së dyti, nëse marrim axhendën e shtetit gjerman, nuk është vetëm Shqipëria stacion, do të vazhdojë nesër në Turqi, pastaj në vendet e rajonit, është një vendimarrje gjermane në një kuadër shumë më të gjerë.Pothuajse të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Turqinë, kanë përgjigje negative në nivele të ndryshme dhe për problematika të ndryshme. Së treti, është e vërtetë që Kryeministri po shkon në Berlin dhe ky është lajm i mirë. Bëhet në kuadër të Samitit të Berlinit, një lloj bilanci të qeverive rajonale dhe ku është Shqipëria në raport me këtë.Këto ditë kemi dhe kryetarin e Kuvendit po në vizitë në Berlin, Ministri i Jashtëm ishte para pak ditësh. Mesazhi për dy të parët ka qenë i njëjtë dhe me siguri edhe për Kryeministrin do të jetë i njëjtë.Gjermania ndodhet pranë Shqipërisë por Shqipëria duhet të ndihmojë vetëveten. Duhet të arrijë rezultate konkrete të prekshme, të paktën në ato fusha të cilat konsiderohen me interes të madh dhe vëmendje të madhe ndërkombëtare siç është reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjermania-prane-nesh-por-shqiperia-duhet-te-ndihmoje-veteveten/