TIRANE-Bashkia e Tiranës angazhohet zyrtarisht për respektimin e parimit të barazisë me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithë banorët pavarësisht gjinisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, David Saunders, firmosën Kartën Evropiane p?r Barazi të grave dhe burrave n? jet?n vendore.
Me nënshkrimin e këtij dokumenti, Bashkia e Tiranës angazhohet publikisht që të hartojë dhe miratojë "Planin e Veprimit për Barazi" dhe ta zbatojë atë në vazhdimësi duke raportuar rregullisht për ecurinë e këtij plani dhe në të njëjtën kohë, bashkia angazhohet të bashkëpunojë me qeveritë lokale dhe rajonale në Europë.
Në fillim të fjalës së tij, Kryebashkiaku Veliaj uroi të gjithë vajzat dhe gratë me rastin e 8 Marsit dhe i falenderoi për punën dhe për sakrificat që ato bëjnë.
?Jam i lumtur sot për të gjithë zonjat që janë sot. Çmoj shumë punën tuaj edhe uroj që me të njëjtin zell që kemi pasur këtë kohë, të ecim edhe në vazhdim. Beteja e vërtetë nuk është në 8 Mars, beteja e vërtetë fillon nesër, kur nuk është festë, kur nuk ka trëndafila, por beteja për emancipim bëhet akoma më serioze?, tha ai.