Report TV - Shpifi ndaj Ramës, Kushtetuesja lë në fuqi gjobën për Edi Palokën

Report TV 2016-11-29

Views 0

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetit demokrat Edi Paloka për shfuqizimin e dënimit tij me 200 mijë lekë, dënim ky i dhënë 6 muaj më parë ndaj Palokës pasi ky i fundit u gjet fajtor për shpifje ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Më 5 Qershor 2015 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të dënojë Palokën pasi sipas vlerësimit të gjykatës ai kish kryer shpifje ndaj Ramës dhe gjoba prej 200 mijë lekë duhet të paguhej brenda afatit 1 vjeçar.

Kreu i grupit parlamentar demokrat apeloi vendimin në kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e dënimit me gjobë.
Kushtetuesja më 12 Korrik 2016 ka vendosur të rrëzoj kërkesën e Palokës duke lënë në fuqi dënimin ndërsa ky vendim i saj është publikuar vetëm pak ditë më parë.

Share This Video


Download

  
Report form