A1 Report - PD: Tahiri merr hak ndaj gjyqtarit që i la në fuqi gjobën për shpifje

Report TV 2015-08-22

Views 18

TIRANE -- Kërkesa e Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri drejtuar presidentit Nishani, për të rishikuar vendimet e Edmond Gogos, një nga tre gjykatësit, mes Fartmira Hajdarit dhe Gramoz Levanajt, që liruan biznesmenin Gjin Nika, është kthyer në objekt të akuzave të opozitës ndaj qeverisë.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka cilësuar këtë kërkesë të ministrit Tahiri si hakmarrje ndaj gjyqtarit Edmond Gogo, i cili në vitin 2012 ka lënë në fuqi vendimin kundër Tahirit që e dënonte me gjobë për shpifje.

Në një deklaratë për mediat Bylykbashi u shpreh: "Z.Tahiri po shfrytëzon karrigen që ka, postin që mban për t'u hakmarrë ndaj gjyqtarëve që e kanë dënuar atë më parë për shpifje. Gjyqtari Edmond Gogo ishte pjesë e trupit gjykues të Apelit, në fund të vitit 2012, kur vendosi të lërë në fuqi, vendimin e Gjykatës që Tiranës që e dënonte Saimir Tahirin me 10 milionë lekë gjobë për shpifje. I dënuari për shpifje sot është Ministër i Brendshëm, dhe po shfrytëzon pushtetin që ka për t'u hakmarrë ndaj një gjykatësi, ndaj një institucioni të pavarur, që vendos mbi bazën e fakteve dhe të ligjit. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm po i tregojnë gjyqtarëve se ata duhet të konsultohen me qeverinë para se të marrin vendime, po u tregojnë gjyqtarëve se ata janë hakmarrës dhe mbajnë shënime për secilin prej tyre"

Share This Video


Download

  
Report form