Ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit" />
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit"/>

"Alert" - Sëmundja e gjedhit, Panariti: Dermatoza nuk e prek njeriun - Ora News

Ora News Emisione 2016-12-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në emisionin ?Alert? në Ora News me gazetarin Granit Sokolaj tha se vaksina për kurimin e dermatozës nodulare nuk është e vlefshme për kafshët e prekura.
Ministri tha disa këshilla për të gjithë fermerët të cilat duhet të kenë kujdes për trajtimin e kafshëve. Ai siguroi të gjithë konsumatorët se sëmundja nuk prek njeriun.
Sipas Panaritit, Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka kërkesa për këtë vaksinë.
Panariti: Kemi në dispozicion 50 mijë doza, pritet të vijnë edhe 150 mijë doza të tjera për të mbuluar nevojat me vaksinë të gjedhit. Ka një plan të shpërndarjes së vaksinës në qarqe. Në qendër të vëmendjes janë ato vende ku ka vatra infeksioni, por sigurisht vaksina nuk përdoret në vatrat e infeksionit, përdoret në breza të caktuara që janë pa shenja të sëmundjes.
Vaksina nuk përdoret në rastet kur është shfaqur sëmundja, por përdoret në kafshët e shëndosha. Për vatrat e prekura ka vetëm një altenrative, mjekimi sipas një procedure të kafshëve të prekura.
Ministria e Bujqësisë nuk e ka në dorë vaksinën, sepse nuk e prodhon atë. Kjo prodhohet nga një qëndër e autorizuar. Kjo vaksinë nuk është komerciale. Kjo është një vaksinë që prodhohet nga një qendër që ndodhet në Afrikën e Jugut dhe u përgjigjet kërkesave të shteteve. Ne nuk jemi të vetmit që kërkojmë. Është komplet Evropa Juglindore. Ne kemi bërë kërkesën tonë. Shërbimi veterinar ka qenë në kontakt me laboratorin e referencës dhe me strukturat e BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/semundja-e-gjedhit-panariti-vaksina-nuk-sherben-per-kafshet-e-prekura/

Share This Video


Download

  
Report form